Art & Crafts dhe Pikturë për Fëmijë

Ky program ofron një mundësi për fëmijët të zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën përmes aktiviteteve artistike dhe manuale. Fëmijët do të mësojnë teknikat bazë të vizatimit dhe pikturës, duke realizuar projekte kreative që nxisin shprehjen e talentit dhe zhvillimin e vetëbesimit në një ambient të sigurt dhe stimuluese.

Plani Mësimor

Mosha 3-9 vjeç

Kursi digital art per moshen 5-8 vjeç
  • Eksplorimi i Ngjyrave dhe Formave.
    Fëmijët njohin ngjyrat primare dhe kombinimet e tyre, si dhe format bazë. Aktivitetet janë të dizajnuara për të zhvilluar perceptimin vizual, koordinimin sy-dorë dhe imagjinatën. Eksperimentet me ngjyra dhe forma e bëjnë mësimin të argëtues dhe plot krijimtari.
  • Shprehja e Botës Rreth Nesh.
    Në këtë fazë, fëmijët mësojnë të vëzhgojnë natyrën dhe mjedisin përreth tyre dhe të shprehin këtë përmes artit. Aktivitetet ndihmojnë në zhvillimin e vëmendjes ndaj detajeve dhe i nxisin të interpretojnë botën në mënyra unike dhe kreative.
  • Zhvillimi i Imagjinatës dhe Kreativitetit.
    Kjo fazë inkurajon fëmijët të krijojnë ide të reja dhe të eksperimentojnë me stile dhe teknika të ndryshme. Ata mësojnë të shprehin fantazitë dhe mendimet e tyre pa kufizime, duke nxitur kreativitetin dhe inovacionin.
  • Forcimi i Stilit dhe Shprehjes Personale.
    Fëmijët përvetësojnë njohuritë e fituara dhe zhvillojnë stilin e tyre unik. Kjo ndihmon në ndërtimin e besimit në aftësitë krijuese dhe inkurajon shprehjen e personalitetit përmes artit, duke i bërë ata të ndihen krenarë për krijimet e tyre.