Banner i Dominusoft Kids

Krijo ide të reja. Eksploro teknologjinë. Programo të ardhmen.

Rreth nesh foto

Krijimtari dhe Kurse Kodimi për Gjeneratën e Re

Dominusoft Kids është një qendër kreative për fëmijë, e dedikuar për zhvillimin në: kurse në pikturë, art & crafts, kurse programimi,kurse robotikë, dhe anglisht për fëmijë. Ne i ndihmojmë fëmijët të eksplorojnë botën digitale përmes dizajnit grafik, animacionit, kodimit dhe projekteve interaktive, duke ndërtuar bazat për të ardhmen e tyre si krijues dhe inovatorë.

Në një ambient miqësor dhe frymëzues, ata mësojnë, bashkëpunojnë, krijojnë, duke zhvilluar aftësi teknike, e përmirësuar mendimin logjik dhe vetëbesimin.

Dominusoft Kids është më shumë se një qendër mësimore — është një hapësirë ku fëmijët ëndërrojnë, ndërtojnë dhe udhëheqin botën digitale të së nesërmes.

Edukim kreativ për fëmijët që duan të mësojnë ndryshe!

Në Dominusoft Kids, ofrojmë më shumë sesa një kurs – krijojmë një eksperiencë që i ndihmon fëmijët të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë aftësitë që u duhen për të ardhmen.

Kurset tona janë të përshtatshme për moshat 3–14 vjeç dhe përfshijnë :

1

Kurse programimi për fëmijë në Tiranë – mësojnë logjikë, algoritme, dhe krijojnë lojëra kompjuterike në mënyrë argëtuese.

2

Aktivitete kreative si Art & Crafts – zhvillim i imagjinatës përmes vizatimit, prerjes dhe punimeve me dorë.

3

Klasa e pikturës në Dominusoft Kids ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi artistike dhe të shprehin imagjinatën e tyre.

4

Klasa e robotikës në Dominusoft Kids ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi teknologjike dhe të krijojnë me imagjinatë përmes lojërave dhe projekteve praktike.

5

Dominusoft Kids ofron mësimin e anglishtes për fëmijët përmes metodës ndërkombëtare GrapeSEED, duke kombinuar lojë, kreativitet dhe zhvillim natyral të gjuhës.

6

Metodë mësimi përmes lojës (learning through play) – një qasje që e bën mësimin të natyrshëm, të këndshëm dhe të efektshëm për fëmijët.